Kurti zbulon detajet e takimit me ambasadorin amerikan: Së shpejti do të kemi qeverinë e re

Në Kosovë kanë nisur ditët e intensive ku vëmendja është fokusuar te selia e Vetëvendosjes, partisë fituese në zgjedhjet parlamentare.

Këërkesa e ndërkombëtarëve duket se është ngritja e menjëhershme e Parlamentit dhe të qeverisë së re, ku tashmë Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Ndërkombëtarët po kërkojnë që të mos humbasin kohë dhe kanë nisur konsultat me Kurtin, e për këtë takimi i parë ka qenë ai me ambasadorin amerikan. Në fokus të disktumet ka qenë pikërisht ngritja sa më e parë qeverisë.

Kjo ishte edhe kërkesa publike e bërë nga Kosnett me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë kërkesë, Vetëvendosja ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar me dipliomatin amerikan.

Kurti sipas njoftimit ka ndarë mendimin se Kosova do ta ketë së shpejti qeverinë e saj, e dalë nga vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Njoftimi i plotë

Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie, i priti sot në mëngjes në takim Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT