Krasniqi reagon ndaj prokurorit Smith: Në emër të Kosovës flasim ne, jo ata që dënojnë luftën e kombit tim

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj prokurorit Jack Smith, të cilit i ka kërkuar të mos flasë në emër të Kosovës.

Krasniqi i ka thënë Smithit se në emër të Kosovës flet vetë ai dhe ish-përfaqësuesit e tjerë të UÇK-së që janë në Hagë, transmeton “Zeri.info”.

“Reagim në fjalën e prokurorit Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës flasim ne përfaqësuesit e tij. Unë 45 vjet të jetës sime jam angazhuar për liri, drejtësi dhe çlirim të kombit tim nga robëria”, ka thënë Krasniqi.

Më tej ai tha se Smithi mund të flasë vetën në emër të krimit dhe gjenocidit serb që ka bërë Serbia dhe jo në emër të luftës shumëvjeçare që kanë bërë për çlirimin e Kosovës.

“Kisha lutur prokurorin që nëse ai duhet të flasë në emër të dikujt ose të flasë në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i krimit dhe gjenocidit që ka përdorur regjimi serb. Në emër të popullit tim, në emër të kombit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tim flasim ne përfaqësuesit e tij, jo ata që përpiqen ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim”, tha Krasniqi. /Zëri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT