Njihet me mesazhin e SHBA, Vjosa Osmani takon ambasadorin amerikan: Njerëzit votuan qartë për ndryshimin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka trokitur në zyrën e Presidencës për t’u takuar me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

Lajmin për këtë takim e bënë të ditur si Kosnett, ashtu dhe Osmani me anë të një statusi në Tëitter.

“Me ambasadorin amerikan diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Unë theksova se njerëzit e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, shkruan ajo.

Ndërsa ambsadori amerikan ka bërë të ditur se fokusi i këtij takimi ka qenë ngritja sa më parë e instituconeve të reja dhe formimi i qeverisë.

“U takova me Presidentin e Përkohshëm VjosaOsmani për ta përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatet e zgjedhjeve dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në formimin e një qeverie të re. Ne shpresojmë të punojmë me të dhe qeverinë e re, sapo të formohet, për adresimin e sfidave kritike dhe qëllimeve të përbashkëta”, shkruan diplomati amerikan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT