“Dua mandatin e tretë për…”/ Basha i përgjigjet Ramës: Edi, ik rri me familjen tënde! E ke lënë Shqipërinë në baltë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas një mesazhi të kryeministrit Edi Rama, i cili  zbuloi arsyet se pse kërkon një mandat të tretë nga shqiptarët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thekson se Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe se nuk ka mbajtur premtimet.

Basha, teksa ka publikuar edhe një foto “meme”, i kërkon Ramës të qendrojë me familjen.

“Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë.Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro.Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi. Ekonomia ka ngecur.

Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna. Shëndetësia ka ngecur.

Premtove shëndetësi falas dhe e çove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur.

“Dua mandatin e tretë për…”/ Basha i

Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua. Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro.

4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive.

Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra.
Ik rri me familjen tënde. Shqipëria do të ecë para. Dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty.“, shkruan Lulzim Basha. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT