Arrestimi i mjekut që iu gjeten milionat CASH, Kikia: Profesionist, por s’ka asnjë gjen humanizmi

Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se mjeku Edvin Prifti, i cili u arrestua pasi në shtëpinë e tij u gjeten 250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash, nuk ka asnjë gjen humanizmi.

Kikia u shpreh se në dimensionin profesional,Prifti futej në elitën e mjekëve, por në atë human ai nuk merrte asnjë pikë.

“Duhet parë çështja në kontekst dhe në raport me ligjin. Duhet të shkojë një mjek në burg, një mësues në burg, një gjykatës një prokuror një kryeministër bashkë me presidentin. Do të doja që të ndajmë dy gjëra, korrupsioni në shëndetësi. Një mjek nuk është thjesht një inxhinier, një mjek ka dy dimensione atë profesional që Prifti është në elitën e mjekësisë shqiptare dhe në dimensionin human ai nuk ka asnjë gen. Sepse njeriu që ka dalë nga përgjimet që ka paguar mjekun për të operuar nënën ai ka marrë borxh për të paguar tek mjeku. Nisur nga denoncimet ka rezultuar që njerëzit kanë shkuar të marrin kredi.”, tha Kikia.

Gazetari u shpreh se nuk mundet një mjek t’i vërë çmimin zemrës.

S’mundet ai të vejë çmimin e zemrës, të shkojë të hapë një spital private e t’ia vejë”, tha Kikia./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT