DEBATI/ Avokati: Kardiokirurgu paguhet sa një picë, duhet ta ketë rrogën 2000 euro. Gazetari: Aq i fiton brenda ditës aq

Arrestimi i mjekut të njohur Edvin Prifti, një prej më të mirëve në Shqipëri, ka shkaktuar debat të madh në vend.
Atij ju gjet një shumë marramendëse parash në shtëpi dhe zyrë, ndërsa në opinion është ngritur çështja nëse ai u korruptua për shkak të pagës së ulët.
Avokati Adriatik Lapaj tha në Top Channel se mjekëve u duhet garantuar një rrogë e mirë për të bërë një jetë dinjitoze. Kjo sipas tij do shmangte korrupsionin.
“E dini sa merr një kardio-kirurg? Merr 90 mijë lekë të reja në muaj, 3 mijë lekë të reja në ditë, për tre operacione zemre që bën në ditë i bie merr 1 mijë lekë të reja për një operacion, sa një picë.
Duhet t’i garantojë shteti që të bëjnë një jetë dinjitoze, se është kardio-kirurg ai, duke i inkurajuar që ta bëjnë këtë jetë dinjitoze me një pagë dinjitoze.
Mjekët duhet të dalin të gjithë bashkë dhe të refuzojnë korrupsionin dhe rryshfetin, por të kërkojnë rritje rrogash, bashkë në kor.”, u shpreh Lapaj.
Kjo shkaktoi një debat me gazetarin Mentor Kikia i cili u shpreh se kjo skemë nuk funksionon.
Sipas Lapajt nëse paga do i shkonte 2 mijë euro kjo do fuksiononte.
“Po çfarë i ka ai 2000 euro në muaj kur ato i merr në ditë”, u shpreh Kikia. /Gazeta SHQIP