Arrestimi i mjekut Edvin Priftit/ SPAK gjen bllokun me emrat e pacientëve dhe shumën e parave të marra

Vijojnë të dalin të tjera prova në lidhje me mjekun Edvin Prifti, i cili u la në burg pak ditë më parë, pasi Prokuroria i shtoi akuzën e pastrimit të parave.
Sipas “Report tv”, ndër provat e sekuestruara nga SPAK, janë edhe shënimet ku mjeku kishte shkruar emrat e pacientëve dhe paratë që ata i kishin dhënë.
Emri i Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që çoi në pranga 13 persona, mes të cilëve edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha.
Mjeku akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, për t’i operuar të ëmën.
Ndërkohë, pas kontrolleve në shtëpi dhe në zyrë, mjekut iu gjet një sasi e madhe parash cash.