“Në 8 vite nuk përmbushi asnjë premtim”- Basha: Rama humb më 25 prill, Shqipëria fiton

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka nisur ditën e sotme duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 8 vite qeverisje, nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Me një shënim në facebook, Basha shkruan se Rama premtoi shëndetësi falas në vitin 2013, por shton se pasi “nuk përmbushi këtë premtim”, kërkon të zgjidhet sërish “që të mbajë premtimet”.
Sipas kryeopozitarit, më 25 prill Rama do të humbi zgjedhjet dhe “Shqipëria do të fitojnë”.
Postimi i plotë:
Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE.
Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet
Shqipëria më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët!