I riu shqiptar që ka rreth 2000 kaseta që do të trondisin serbinë (FOTO)

13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Esat Shala është një i ri nga Kosova, i cili ka grumbulluar rreth 2000 kaseta ku përmbajnë video që dëshmojnë masakrat e Serbëve në Kosovë.

Ai ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se grumbullimin e këtyre pamjeve filmike i ka bërë pa interes financiar, por vetëm për t’i ardhur në ndihmë shtetit të tij me deklarata të fuqishme kundër serbëve.

13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ I riu që ka rreth

“Kam qindra e mijëra filmime të asaj kohe. Video autentike që kam arritur që ti grumbulloj. Publikimet që kam sjellë sot, janë të papublikuara më parë. Janë të rënda, është problem me i pa edhe njerëzit. Askush nuk është marrë me këto masakra të ndodhura në Kosovë”, tha Shala.

Ky i fundit shtoi se nuk e di se kush i ka bërë këto filmime, por mendon se ka qenë një shqiptar.

13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ I riu që ka rreth

“Mesa di unë ka qenë një shqiptar që është paraqitur si një gazetar i huaj, pasi dinte gjuhën angleze”, tha ai.

I riu nga Drenica tha se ka qenë 12 vjeç gjatë luftës. “Pas përfundimit të luftës, pas disa vitesh, kur qeveria e Kosovës nuk po bënte asgjë, doja që shqiptarëve dhe Bashkimit Evropian tu tregoja se çfarë kemi vuajtur. Por këto pamje kanë hasur në vesh të shurdhër”, përfundoi ai.

13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ I riu që ka rreth

13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ I riu që ka rreth

Back to top button
LAJMET E FUNDIT