Basha bën video për Ramën: Përfunduam me një sharlatan, më 25 prill nuk do të gajasesh më
Ndërsa dita e zgjedhjeve parlamentare po afron, përplasja mes qeverisë dhe maxhorancës sa vjen dhe thellohet.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ku sulmuar përmes një video montazhi në Facebook kryeministri Edi Rama.
“Shqiptarët nuk mashtrohen dot më. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!”, shkruan kryedemokrati.
Po çfarë thuhet në video?
Basha paralajmëron Ramën se kupa është mbushur dhe se shqiptarët nuk do mashtrohen më.
“Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”. Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan.
Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.” /Gazeta SHQIP