Pakti detar me Greqinë, Meta paralajmëron Ramën: Nuk ka konsultime dhe autorizim nga presidenti

çështja e detit është rikthyer sërish në fokusin e politikës ku presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile për të paralajmëruar kryeministrin Edi Rama sa i përket ndarjes së ujërave territoriale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një postim në facebook, Meta thotë se me kërkesë të tyre priti sot në një takim aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, të cilët i kanë shprehur shqetësimet lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.

“I informova se Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare”, shprehet presidenti.

Nëherësh Meta siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se “do të vijojë të ushtroj detyrat e tijme përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranojë për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar”.

Për paktin detar mes Tiranës dhe Athinës është rënë dakord që çështja të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pasi nuk ka asnjë kompromis mes palëve. Ndërsa ka pasur debate të shumta në lidhje me deklaratën e Athinës zyrtare se Greqia gëzon të drejtën e shtrirjes me 12 milje në detin Jon. Ndërsa sulme të shumta dhe akuza janë bëra ndaj qeveria Rama për shitjen e detit. Vetë kryeministri i ka mohuar ato akuza dhe ka thënë se prandaj palët po i drejtohen Hagës, pasi nuk ka një dakordësi për ndarjen e detit me Greqinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT