Shpëtim Idrizi për Pavarësinë e Kosovës: Vëllai i Vuçiçit, Edi Rama, të shpallë 17 shkurtin festë zyrtare!

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka bërë thirrje që të zgjerojmë ndërgjegjjen dhe detyrimin kombëtar.
Ai shkruan në rrjetet sociale se sot është dita e Pavarësisë së Kosovës, por sipas tij Edi Rama, vëllai i Aleksandër Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare
Idrizi shprehet se ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
“Të zgjojmë tani ndërgjegjen dhe detyrimin kombëtar! Forca Shengeni Kuq e Zi!
Sot është dita e Pavarësisë së Kosovës, por Edi Rama, vëllai i Aleksandër Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare, megjithëse ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Në fakt, ne nuk presim që atyre që i vënë tra dhe i ngrenë taksat Kosovës, që heqin nga programi i qeverisë Çështjen Çame, t’iu zgjohet ndërgjegjja kombëtare!” shkruan Idrizi.