“Lexova që isha i intubuar”/ Mjeku Pipero zbulon pse nuk iu përgjigj asnjë telefonate gjatë infektimit

Epidemiologu Pëllumb Pipero, i ftuar në Open mbrëmjen e sotme, foli për eksperiencën e tij me virusin që ka pushtuar botën.

Pasi tregoi se si e kaloi këto dy javë virusin, moderatorja Eni Vasili e pyeti nëse kishte frikë nga vdekja për ndonjë moment.

Pipero tha se nuk kishte frikë megjithatë e mendonte herë pas here. Madje ai tregoi se vështirësia e tij më e madhe ishte përballja me pagjumësinë, të cilën nuk po e menaxhonte dot.

“Jo frikë nuk kisha por kisha një pagjumësi që nuk e menaxhoja dot, por kisha gjithmonë pyetjen: Po sikur? Po sikur?Kam trajtuar qindra pacientë dhe asnjëri nuk i ka simptomat njësoj, prandaj varet si kap gjithësecilin,” tha Pipero.

Ky i fundit shtoi se Spitali i Infektivit është 90% i ezauruar dhe po shtohen ndjeshëm moshat e reja.

Pipero tha se ka lexuar në media që është mjekuar në Itali e Turqi dhe madje me ironi shtoi se kishte lexuar që ishte intubuar, por që sipas tij, asgjë nuk është e vërtetë.

“Kam dëgjuar që kisha ikur në Turqi urgjent, në Itali urgjent…madje në Itali kam shkuar i intubuar. E vërteta është se jam mjekuar në shtëpi. Nuk kam lëvizur nga Shqipëria. Për fat të keq nuk kisha as bashkëshorten në shtëpi, e kisha në Itali. Kështu që e kam kaluar me dy infermiere dhe me ndihmën e djalit,”- tha Pipero

Back to top button
LAJMET E FUNDIT