Nis vaksinimi në Vlorë, Bino: Nesër vijojmë në Fier, më pas në Gjirokastër e Elbasan

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, tha se procesi i vaksinimi te të moshuarit do të nis nesër në Fier dhe pastaj në Gjirokastër.

E pranishme në Vlorë, ku nisi sot fushata e vaksinimit, Bino u shpreh se nuk ka patur asnjë efekt anësor nga vaksina, duke shtuar po ashtu se nuk është humbur asnjë dozë e vaksinës.

“Sot në Vlorë, pastaj nesër në Fier, ndërkohë dhe Gjirokastra do fillojë me shtëpitë e moshuarve, Elbasani dhe Korça. Asnjë dozë nuk kemi humbur. Midis personelit shëndetësor ka shumë pak skepticizëm, pranueshmëria ka qenë e mirë, vetëm ato që e kanë kaluar ua kanë lënë radhën të tjerëve, por duhet punuar për te grupet e tjera, nuk kemi pasur efekte anësore nga vaksina”, tha Bino.

Ndërkohë, Bino do të vaksinohet sot vetë në Vlorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT