Gazetari nxjerr detaje: Edvin Prifti në bankë ka më shumë para se sa 500 mijë eurot që iu sekuestruan nga SPAK

Detaje të reja dalin në dritë nga rasti i mjekut të arrestuar Edvin Prifti të cilët iu gjetën mijëra euro e lekë në zyrë dhe në shtëpinë e tij.

Gazetari Arsen Rusta, i ftuar në emisionin Repolitix thotë se nga hetimet e SPAK, mjeku Prifti rezulton të ketë më shumë para në bankë, sesa vetë shuma e sekuestruar deri më tani.

Ndërkohë, Rusta thotë gjithashtu se në bllokun e shënimeve të mjekut, janë shkruar emrat e pacientëve dhe disa shifra që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë.

“Blloku u gjet në sendet personale të doktorit. Është një bllok shënimesh ku kishte emra pacientësh dhe anash ka shifra, 1000, 2000, 10.000, nuk janë të shënuara nëse janë lekë apo euro. Janë shifra në vlerë, se janë lekë, veprime mjekësore apo ilaçe nuk mund ta themi. Janë kontaktuar disa prej emrave dhe kanë pranuar që janë pacient tek ky mjek. Doktorit iu gjetën 50 mijë eurot në çantën e shpinës i cili tha se po i çonte në bankë për një kontratë shtiblerje. Me një kontratë shit-blerje, ligjërisht duhet të kalonin në bankë përpara se të ishin në çantën e doktorit. SPAK i ka sekuestruar pasi nuk ka asnjë faturë që janë nga banka. Në bankë doktori ka të tjera para që në realitet tregon se është më i pasur se ato që i janë sekuestruar. Shifrat e bankës tregojnë më shumë se sa i janë sekuestruar. Të paktën që janë bankë, për SPAK janë më shumë. Ato nuk mund t’i sekuestrohen pasi mesa janë në bankë, ato konsiderohen të justifikuara. Është një situatë e cila vetë SPAK nuk e ka të lehtë këtë dosje pasi rezulton që është hera e parë e një bluze të bardhë me kaq para. Mbrojtja thotë se paratë janë gjysma e bashkëshortes, pra 50 me 50”, tha gazetari Arsen Rusta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT