Rama jep lajmin e mirë për të moshuarit: Ja kur fillojmë vaksinimin

Pas Shkodrës, ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kryeministri Rama, i pranishëm në Vlorë, tha se nga e diela, do të nisë vaksinimi për personalitetet e moshuar mbi 80-vjeç.

Kryeminsitri u shpreh se vaksinimi pritet të mbarojë shumë shpejt në shtëpitë e të moshuarve.

“Do shtrihet intensivisht në radhët e mjekëve dhe infermierëve. Dhe shumë shpejt të gjithë do jenë të vaksinuar. Do mbarojë shumë shpejt në shtëpitë e të moshuarve.

Të dielën do të vazhdojmë disa personalitet 80 e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori dhe ndërkohë vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda muajin mars do kemi 40 mijë doza e para të Pfizer”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT