“E lanë të vdiste, s’e prekte njeri me dorë”, Policia vë nën hetim dy vajzat e Rifat Lalos, pas akuzave ndaj mjekes

Dy vajzat e Rifat Lalos, i cili humbi jetën si pasojë e COVID para disa ditësh, janë proceduar penalisht, të akuzua se kanë përhapur informacion të rremë.

Pasi ndarjes nga jeta të të atit, Edita dhe Ina Lalo thanë për mediat se i ati nuk kishte marrë kujdesin e duhur në spitalin COVID 1 dhe se “e lanë të vdiste” dhe se “nuk e prekte njeri me dorë”.

Ata hodhën akuza në drejtim të mjekes Migena Qato, duke thënë kjo e fundit se nuk kishte etikë mjekësore.

Në lidhje me akuzat e tyre, QSUT reagoi duke sqaruar se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjendjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.

Njoftimi:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT