Sulmohet me gurë autobusi me turistë kosovarë në Mal të Zi, shihni si i kanë thyer xhamat (FOTO)

Një autobus i një agjencie turistike nga Kosova është sulmuar në Mal të Zi mbrëmjen e sotshme.

Autobusi është sulmuar me gurë në afërsi të urës së Limit në Berane në Mal të Zi, ndërsa ka qenë shoferi që ka raportuar rastin në polici në Rozhajë. Autorët e sulmit kanë thyer xhamat e autobusit, por fatmirësisht nuk raportohet për turistë të lënduar.

“Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e ushëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë.

Sulmohet me gurë autobusi me turistë kosovarë në Mal të

Sulmohet me gurë autobusi me turistë kosovarë në Mal të

Sulmohet me gurë autobusi me turistë kosovarë në Mal të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT