13-vjetori i Pavarësisë, ujëvara e Niagarës merr ngjyrat e flamurit të Kosovës (FOTO)

Kosova ka festuar dje 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Për nder të këtij përvjetori në vend janë mbajtur shumë aktivitete.
E për të shënuar këtë përvjetor ujëvara e Niagarës është stolisur me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, Donat Syla.
“Ujëvara e Niagarës sonte (mbrëmë) u stolis me ngjyrat e flamurit të Republikës se Kosovës! Qoftë e përjetshme qenësia e kombit tonë, sikurse rrjedha e ujit të kësaj mrekullie natyrore, që u zbukurua edhe më shumë në këtë ditë festive për të gjithë ne! Gëzuar!”, ka shkruar ai në “Facebook”.