Dritan Abazoviç uroi Kosovën për 17 Shkurt, ‘shpërthejnë’ mediat serbe: Uroi pavarësinë e ‘rreme’

Zëvendës kryeministri malazez Dritan Abazoviç i uroi ditën e Pavarësisë Kosovës.

Ai tha se pandemia i afroi më shumë dy vendet duke u shprehur se e vlerëson miqësinë mes tyre.

“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta”,- uroi Abazoviç .

Mediat serbe e ironizuan urimin e Abazoviç duke shkruar se uroi Pavarësinë e ‘rreme’ të Kosovës apo se uroi Pavarësinë e njëanshme të Kosovës.

“Abazoviç përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazoviç uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazoviç uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”,- shkruajnë mediat serbe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT