Vaksinimi i personaliteteve nis me Alfred Moisiun/ Meta kundër Ramës: I papranueshëm “diferencimi klasor”

Skema e vaksinimit që po aplikon qeveria shqiptare, duke filluar me të moshuarit që janë vetëm personalitete të njohura ka shkaktuar debate të shumta në vend.
Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, e quan ‘diferencimi klasor’ dhe deklaron se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen pa përjashtim.
“Qytetarët të vaksinohen masivisht. I papranueshëm ‘diferencimi klasor’”, shkruan Presidenti i Republikës Ilir Meta në “Facebook”.
Rama deklaroi një ditë më parë se radhën për t’u vaksinuar do ta kenë të moshuarit që janë personalitete, deklaratë që ngjalli shumë diskutime.
“Do vazhdojmë njëkohësisht këtu me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet t’i mbajmë me gjithçka mundemi, sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur ndahen nga jeta dhe mbajnë fjalime”, tha Rama dje.
Sot, gjithashtu u mësua se personaliteti i parë që do vaksinohet është Alfred Moisiu. /Gazeta SHQIP