Bollino: Ja pse Rama ka të drejtë të kërkojë mandatin e tretë, edhe në Europën demokratike liderët marrin 3-4 mandate

Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, e partitë politike kanë nisur fushatën, ndonëse para kohe. Cili do të triumfojë dhe ku ndodhen politikisht liderët më të rëndësishëm të vendit, a do e marrë Rama mandatin e tretë apo jo, është tema e sotme në “open”.
Botuesi Karlo Bollino tha se në Shqipëri kjo është një tabu, por në vendet demokratike ka liderë dhe parti që marrin më shumë se 2 mandate, dhe Rama e meriton një të tretë.
Nuk është i të njejtit mendim analisti Agron Gjekmarkaj, i cili tha se Rama ka gënjyer gjatë 8 viteve.
Bollino: Tabuja dy mandate e më shumë dëgjohet në Shqipëri, në Europën demokratike ka më shumë se 2-3 mandate dhe ai ka të drejtë ta kërkojë nëse e meriton. Janë disa gjëra që duan më shumë se 2 mandate. Rama ka të drejtë të ëbjë dhe bilancin pozitiv të qeverisë së vetë. Ai ka dhënë disa shembuj me vendet europiane, ku tha se Italia donte 20 vjet, kjo është pak e tepruar. Lufta e Covid ka dështuar në të gjithë botën, dhe në Shqipëri po dështon ashtu siç po dështon në Gjermani apo SHBA. Nëse njerëzit besojnë në forcën që i ka mbetur në dorë Ramës për të ndryshuar gjërat, në rregull.
Gjekmarkaj: Duke dëgjuar Bollinon unë mendoj që Rama meriton 6 mandate rresht. Është kurajo e madhe t’i japësh Ramës mandatin e tretë. Ka dështuar në të gjitha premtimet. Ka gënjyer në 2013 dhe në 2017. Tani paraqitet vetëm me batuta dhe qyfyre. Ka dështuar rëndshëm me tërmetin, me pandeminë në mënyrën më tragjike të mundshme. Përsa i përket reformave që thamë, kanë dështuar, ajo në arsim, territoriale, ajo në drejtësi etj.