Rama: Meta shpërdoruesi i institucionit për hir të ndërmarrjes së LSI, na bëri që të na dukej Nishani si…

Në bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës, debati ka qenë për rrugën e Selenicës dhe përplasjet mes Ramës dhe Metës për mos dhënien e lejes për huanë me fondet e Emirateve të Bashkuara. Pikërisht ky bllokim çoi në një përplasje të madhe mes qeverisë dhe presidentit.

Por Rama ka sulmuar direkt Metën, duke e cilësuar si shpërdoruesin më të madh të institucionit të Presidentit.

“Ilir nuk është president është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe i rolit të presidentit, e shpërdoron atë institucion dhe atë rol në funksion të ndërmarrjes që formalisht dhe jo realisht e drejton e shoqja. Presidenti po e quajmë se e ka këtë titull, thotë se çfarëdo qoftë se atij i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake. Edhe ajo që tha Damiani është tipike për të shpjeguar se si Ilir Meta shpërdoron rolin e një institucioni që është simboli e ruajtjes së unitetit kombëtar kështu e ka Kushtetuta”, deklaroi Rama.

Më tej ai theksoi se mënyra se si sillej Meta e bërë që të duket se Nishani si Xhefersoni dhe jo si njeri politik që komandohej nga PD-ja në Presidencë.

“Dhe një president që e përdor për të përçarë dhe jo për të bashkuar ky vend nuk ka pasur. Ilir Meta ka arritur të paarritshmen që Bujar Nishani duket si Xhefersoni, po të shikosh standardin e Nishanit. Është kush është ai, po ta shikosh me Ilir Metën është Xhefersoni”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT