Rama nxjerr videon nga Rrësheni: Për ata që thonë se ‘nuk kemi ba kurrgja hiç’

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Rrësheni. Rama thekson se gjatë qeverisjes së tij është punuar nga veriu në jug, ku në Rrëshen numëron që nga tjetërsimi i sheshit “Abat Doçi”, te rindërtimi i unazës dhe investimet në infrastrukturë.

“Mirëmëngjesi dhe me kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin, për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu nuk kemi ba kurrgja hiç, madje ka qenë shumë më mirë deri para 7 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë.

Kur vije për të hyrë në Rrëshen para disa vitesh duket sikur humbje rrugën. Asnjë lloj shenje, jete të re, dhe vetëm çfarë kishte mbetur nga e shkuara”, shprehet Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT