Meta tregon problemin e Ramës dhe i hakërrehet Monikës e Bashës

Ndërsa akuzave se po përdor Presidencën për LSI-në, presidenti u shpreh se “Rama po shpërdoron titullin e kryeministrit për çështje të sigurisë Kombëtare, po kap drejtësinë dhe po rrit borxhin publik”.
“Ai ka një problem të madh se do të merret tërë kohën me Ilir Metën. Pse? Sepse fajin e ka opozita, sepse është mësuar të shkojë në zgjedhje pa kundërshtarë. Fajin e ka opozita sepse e mësoi të shkojë në zgjedhje pa kundërshtarë. Kjo është e pamundur nuk ndodh më. Ishte një mësim i hidhur dhe nuk do të ndodhë më. Unë do të jem i pari që do të ndëshkojë çdo forcë politike që do bojkotojë zgjedhjet dhe Parlamentin në të ardhmen”.
Presidenti ka qenë ndër të parët që ka kundërshtuar daljen nga Parlamenti nga ana e opozitës dy viteve më parë, duke e cilësuar si të dëmshme.