Meta MESAZH të FORTË: Nuk ja keni idenë se ç’do të ndodh nëse preket një votë

Presidenti Ilir Meta në një deklatratë për media ka dhënë një mesazh të fortë në një kohë kur ndajnë edhe 64 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Meta është shpehur “edhe në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar se çfarë do të ndodhë nese do të preket vota e shqiptarë”.
Ndër të tjera ai është shprehur se vota e shqiptarëve është e ardhmja për 100 vite të Shqipërisë.
“Une nuk marr pjesë në zgjedhje. Ish partia ime ka qenë një shembull për të pastruar listat nga të dekriminalizuarit.
Nga të dhënat e mia vazhon të jetë shembull, se kush bëhet shembull ju e gjykoni. Unë nuk merrem me lista po u them se edhe në ëndrën më të keqe nuk e kanë menduar se çfarë do u ndodhë atyre që do prekin votën.
Sepse mesazhi im është se vota është e ardhmja e Shqipërisë për 100 vite. Vota është fuqia e qytetarëve,” tha Meta.