“Vaksinimi anti Covid jo transparent”, Meta: Rrezikojmë katastrofë kombëtare

Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se qeveria nuk ka asnjë transparencë sa i përket procesit vaksnimimit si pjesë e procesin për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë epidiomelogjike kombëtare. Plane të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinën nuk mund të jenë alibi për qytetarët, e infektuar dhe për ato që po humbin jetën. Duhet të zbatohen vetëm kriteret e moshës së vendosura ndërkombëtarisht dhe jo klasifikim klasash politike dhe autoritetesh për të marrë vaksina pasi kjo është diktaturë. Nuk mund të lihen me institucionet pa pajisjet e domosdoshme dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen qytetarët të përballen me çmimet marramendëse të testeve dhe për kurën e sëmundjes”, deklaroi Meta.

Presidenti theksoi se nuk mund të shtyhen projektet e rrugëve dhe presin, pasi jetët e njerëzve janë më të rëndësishme. Dhe se sipas tij, shteti duhet t’i paguajë vetë ilaçet anti covid për t’ia dhënë falas qytetarëve që marrin trajtimin mjekësor.

“Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe duke investuar në mënyrë konkrete tek përparësitë. Është për të ardhur keq që për një vit janë injoruar kërkesat e presidentit dhe këshillit të sigurisë, por janë injoruar çdo kërkesë dhe sugjerim duke i politizuar. Nuk mund të fajësohet qeveria për pandeminë, por disa standarde mund t’i kishim në nivel me vendet e rajonit. Mbështetja më e madhe përveç shëndetësinë duhet të shkonte për bizneset që janë dëmtuar dhe jo në mbështetje të koncesioneve. Tunelet imagjinare presin por jo shëndeti i qytetarëve”, ka thënë Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT