“Rruga u premtua që nga koha e Hysni Kapos”/ Rama sulmon Bujar Leskajn: Pi raki dhe del e flet përçart

Kryesocialisti Edi Rama duke iu rikthyer debatin për rrugën, bëri ditur se qeveria e ka gjetur zgjidhjen duke ribërë projektin dhe tenderi është hapur nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar, duke shmangur kështu edhe përplasjen e radhës me presidentin Meta. Ai ka sulmuar kreun e qarkut politik të PD-së, Bujar Leskajn.

“Meta, Presidenca krijoi një gjë tragjikomike, tragjike për institucionin dhe komike për personazhin që shpërdoron atë institucion. Ne e ribëmë projektin dhe FSHZH ka shpallur garën. Rruga Pekshëpi-Selenicë do të bëhet. Leskua i Vlorës i famshmi ka filluar tani të merren me urën, ku është ura, s’ka urë, se vazhdojnë mendojnë se ky popull, këtu ka budallenj, meqë urën e mori Rama, do votojnë për Leskon që t’ua sjellin urën. Kemi ngrënë turpin e presidentit me bukë, siç e thonë. Sepse mendojnë se ky popull në tërësi, do të hajë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart. Ne do të bëjmë të dyja rrugët. Vlorën nuk e ndalon dot askush, le të bëjnë çfarë të duan.’- tha Rama.

Më tej Rama shtoi se Meta kërkoi të fuste në sherr Selenicën me Vlorën. “Donte të fuste në sherr i ngjashëm me kategorinë e tretë, se këtë di të bëjë ai. Por rruga do të bëhet”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se “ne kemi marrë përsipër të bëjmë dy gjëra, që janë premtuar jo përpa 30, por 50 apo 60 vitesh, Rruga e Lumit Vlorës është premtuar vitne Hysni Kapo dhe thoshte se do ta bëjmë rrugë kur bëhej festa e batalonieve. Dhe tjetra rruga e Labërisë me Bregun, për të nxjerrë Kurveleshin nga vetërrethimi, ne po i bëjmë realitet nuk janë premtime por projekte konkrete. Loti i katërt ishte Peshkëpisë-Selenicës që ishte vendosur të financohej nga fondi saudit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT