A ka frikë Meta nga ndjekja penale? Kërcënon Presidenti: Mos më detyroni të thërras sërish popullin

Presidenti u pyet gjatë konferencës për mediat se pas gjobës së marrë për mos respektim të rregullave të pandemisë së Covid, a i trembet ndonjë ndjekje penaleje për përhapje paniku.

“Unë jam President i Republikës, jam ushtar i parë i Republikës, jam dhe student i Dhjetorit ’90. Kam shumë respekt për polin dhe ju i kam dalë në mbrojtje gjithmonë Ju bëj thirrje policëve të mos keqpërdoren sepse janë në një monitorim. Ata janë për të mbrojtur dhe do të mbajnë përgjegjësi. Përndryshe, nuk do mbaj përgjegjësi për fatin që do t’u rezervojë populli shqiptar”, deklaroi Meta.

Ndërsa shtoi se “2 marsi po vjen sërish dhe të mos i detyrojë që të thërrasë popullin sërish se një herë i shpëtova. Thirrja ime në këto moment nuk është thirrja e popullit, por pjesëmarrja masive në zgjedhjet parlamentare”.

“Duan të më procedojnë mua? Po kur të duan, por mos t’i procedoj unë pastaj me të gjithë popullin shqiptar. Me 2 mars i kurseva, edhe një herë do të thërras popullin, por nëse do ta bëj do të jetë që të marrim pjesë në mënyrë masive në zgjedhje, por të mos më detyrojnë të bëj ndonjë thirrje tjetër. Vota e shqiptarit nuk është as një dele, e as sa një lopë. Ndaj po them që zgjedhjet referendum se pala tjetër kërkon të ndryshojë rregullat dhe kërcënojë me vota kryebashkiakët se duan kaq shumë vota. Qytetet rritën dhe rrugët shkurtohen”, tha më tej Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT