“Shoku Gramoz, super ëëë?”/ Rama entuziast, Ruçi rri serioz: Ta shikojmë, me ato që më ke thënë….(VIDEO)

Qeveria zbarkoi sot në Fier për të inspektuar punimet për spitalin rajonal që po ndërtohet me financim të Turqisë dhe që konsiderohet edhe si një bast i Ramës para zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri Rama, kryeparlamantari Ruçi, ministrja Manastirliu si dhe kryebashkiaku Subashi u njohën më afër me punimet, ku nuk munguan as batutat.

Teksa Rama ishte entuziast për punimet, Ruçi u tregua disi më i përmbajtur, pasi punimet nuk kanë përfunduar ende.

Ja biseda mes tyre

Rama: Shoku Gramoz, supër ëëë? The nuk bëhet për tre muaj, ja ku e ke

Ruçi: Ta shikojmë

Rama: Më the nuk bëhet për tre muaj, ja ku e ke s’janë mbushur akoma dy.

Ruçi: Kur e shikoj thëm marshalla, me ato që më ke thënë them ishalla

(Shih fillimin e videos) /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT