“Është kafshë politike”/ Manjani zbulon ikjen më të madhe te LSI

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar dhe ikjet nga LSI dhe debatet që po zhvillohen mes dy partive, në marrjen e anëtarëve nga të dyja kampet e partive që dikur kanë qenë në aleancë.
Në lidhje me rrjedhjen e madhe të LSI-së, ku shumë figura i janë larguar si Nasip Naço, Lefter Koka, apo dhe të tjerë, Manjani u shpreh se këto nuk janë ikje të mëdha të LSI-së.
“Largimi më i rëndësishëm i LSI, është Ilir Meta, LSI është pjella e tij personale. Ishte i vetmi që krijoi një parti politike. Kjo është zgjedhja e tij, e sigurisht kjo ka një kosto nga prapa, e kjo reflektohet te këto tezat e përplasjet. Tezat e çartalisjes së votës. E kam thënë edhe më parë nga Meta është një kafshë politike, ndërsa si president nuk di çfarë të them”, theksoi Manjani në emisionin Top Talk.
Më tej ai theksoi se ndaj ka edhe një sulm agresiv nga PS ndaj LSI-së. “Rama e bën për arsye politike, e para për të bërë solide votën e tij, PS, e duke shkundur koshin e LSI diçka mbetet në PS, ose nuk shkon të votojë. Kjo është e ditur tashmë në politikë”, theksoi ish-mninistri.
Ai shton se LSI është rritur këto kohë pasi ka elektoratin e saj të qëndrueshëm dhe për këtë arsye po sulmohet më shumë nga PS.