Të dhënat/ Sa persona janë vaksinuar në Shqipëri, 4 qytetet ku po vijon procesi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 1128 persona.

Shifra e të vaksinuarve sot është më i lartë se atyre të infektuarve, ku u raportuan 1071 raste të reja.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në 4 qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier.

Ministria raportoi se sot janë kryer 1128 vaksinime antikovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antikovid.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

“Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19”, apeloi MSHMS. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT