‘Jam i ndershëm’/ Meta nxjerr videon dhe i përgjigjet Ramës: Vlorën e kam në zemër dhe do ta kem

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta i kanë ashpërsuar tonet ditët e fundit duke e thelluar përplasjen mes tyre. Përveç shumë temave, së fundmi edhe Vlora ka shkaktuar përplasje mes tyre.
Duke iu kundërpërgjigjur Ramës, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se Vlorën e ka në zemër dhe do ta ketë, si çdo shqiptar i ndershëm.
Ai shton se “zotërinjtë e tjerë e duan Vlorën për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora e vogël”.
“Unë VLORËN E KAM NË zemër dhe do ta kem në zemër, siç e ka çdo shqiptar i ndershëm.
“Zotërinjtë” e tjerë e duan VLORËN për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket VLORA e vogël”, thotë në video kreu i shtetit.
Më herët, kryeministri Edi Rama dhe deputeti Damian Gjiknuri janë shprehur se kreu i shtetit lëviz me makina pa protokoll dhe shkon në Vlorë fshehurazi natën./Gazeta SHQIP