Ish-debuteti i LSI i kthehet Metës: Rama konkurron për kryeministër, po ti për çfarë po konkurron që po ulëret?

Ish-ministri i Drejtësisë, pjesë e LSI-së, Ylli Manjani në një studion e Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja u shpreh se është i habitur në lidhje me deklaratën e presidentit se Rama po merr pranë gjirit të tij llumin e PS-së.
“E kam shumë të vështirë të besoj se ky është fjalori politik dhe leksiku Ilir Metës. Se na vendosin në një pozitë shumë të vështirë mos mirënjohëse. Unë nuk jam i larguar nga LSI në një farë mënyrë kam mbyllur vetë bashkëpunimin. Të larguarit nga LSI nuk kanë ikur vetë, por janë përzënë. E në këtë kuptim LSI nuk duhet të bëjë komente, se kështu e do rregulli i mirënjohjes, sepse ata kanë kontribuar aq sa kanë mundur për LSI. Nëse është e vërtetë, por nuk besoj”, tha Manjani.
Ish-ministri theksoi se e shqetëson shumë fjalori politik që po përdor Meta nga institucioni i presidencës.
“E dyta që më shqetëson më shumë se vokabulari publik i rënduar realisht nuk e kuptoj rolin e presidentit. Fushatat elektorale janë presidentit ditë pushimi, presidenti ka zero punë në jetën e brendshme e politikës shqiptare. Kryetari i shtetit është zgjedhja e tij që të largohet nga jeta politike, e kjo e përcakton statura e Presidentit. Të përdorësh podiumin e presidencës për të reklamuar LSI apo persona që merren me një politikë aktivë nuk e lejon statura presidenciale e presidentit. Atë që ne kemi në Kushtetutën e Shqipërisë kemi paraparë që nuk përfshihet në jetën politike dhe në mënyrë aktive, është mbi palët, duke të jetë garant i unitetit dhe të negociojë mes palëve nëse është e mundur. Qoftë dhe me takime të hapura dhe vizita të sajuara nuk e nderon staturën e tij sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, tha Manjani.
Më tej ai u shpreh se presidenti nuk e di se më kë konkurron dhe pse kërkon referendum. “Rama konkurron për të qenë kryeministër, Meta për çfarë konkurron se është një president. Presidenti nuk flet me simbolikë. Gara nuk është mes Metës dhe Ramës. Është mes Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës, mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës”, deklaroi Manjani.