Rama kërkon ‘kurë’ të re: Po prodhohet helm pa pushim, duhet një vaksinë kundër tërbimit të njeriut

Teksa ka publikuar disa foto nga procesi i vaksinimit në Vlorë dhe Fier, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe kritikëve që thonë se ‘qeveria ka dështuar në sigurimin e dozave’.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në 140 shtete nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksinë, ndërkohë që në Shqipëri ka nisur prej ditësh vaksinimi i i bluzave të bardha.
Rama thotë se po prodhohet shumë helm dhe kjo e bën përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksinë kundër tërbimit të njeriut.
“140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre.
Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve
Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut”, shkruan Rama. /Gazeta SHQIP