“Mi dha Ndrangheta, po mos e bëj muhabet“/ Rama zbulon se ku i gjeti vaksinat kundër covid

Kryeministri Edi Rama nuk heziton herë pas here të bëjë replika me ndjekësit e tij në Facebook.
Pak më herët kryeministri shkruante se, ndryshe nga 140 shtete, përshirë edhe ato të rajonit, që nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksine anti-Covid, Shqipëria do të mbyllë gjatë marsit vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve.
Kjo ka shkaktuar reagime nga shumë qytetarë, në profilin e tij në Facebook.
Një prej komentuesve e pyet kryemistrin se “ku i ka gjetur vaksinat?“. Me ironi Rama thotë se ia ka siguruar mafia.
“Mi dha Ndranghetta, po mos e bëj muhabet“, shkruan Rama.