Spitali i Fierit do menaxhohet nga Turqia për 3 vjet/ Rama jep detaje: 50 punonjës do jenë turq, 320 shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Fier, aty ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët.

Kreu i qeverisë ka dhënë detaje mbi spitalin e ri Rajonal që po ndërtohet në Fier me financim të Turqisë. Rama u shpreh se tre vitet e para spitali do menaxhohet nga turqit dhe pastaj do u kalojë shqiptarëve. Kryeministri dha detaje edhe mbi shifra e personelit, ku 50 prej tyre do jenë turq dhe 320 shqiptarë.

“Do ketë 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personeli turk do jetë në nivele drejtuese, por edhe në mjekë.  Do ketë një periudhë 3 vjeçare tranzicioni që do finalizohet me kalimi nën menaxhimin 100% të personelit shqiptar. Do jetë spitali i parë ku do marrë formë reforma për autonominë. Do të jetë një sistem pagash që vlerëson atë që ka më shumë kontribut. Do të jetë spital publik, si të gjithë spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra. ”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se spitali “do të pajiset nga A te ZH nga Turqia dhe do të jetë një qëndër e transferimit të dijes“. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT