‘Para 7 vitesh njerëzit vareshin…’/ Rama: E dhimbshme që disa ‘Tire’ të hedhin hije mbi heroizmin e mjekëve

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier ka folur për mjekët, sakrificën e tyre si dhe korrupsionin në shëndetësi.

Rama e cilësoi si heroizëm punën e mjekëve dhe infermierëve sidomos në spitalet Covid. Duke iu referuar edhe skandaleve të fundit, kryeministri u shpreh se  “një Tire apo disa Tire” nuk mund të hedhin hi mbi këtë heroizëm.

“Për mua janë heronj. Puna e tyre është përtej limiteve që mund të kuptojmë. Është e dhimbshmeqë një Tire apo disa Tire të hedhin hire mbi heroizmin e tyre. Kjo është një çështje që adresohet me sistem dhe sistemin kërkon reformë dhe reforma do kohën e vet.

Shumëkush flet sot për spitalet sikur vjen nga Hëna. Sikur nuk e di se ku kanë qenë spitalet. Kur morëm ne detyrën ishin njerëz që vareshin në kangjellat e QSUT dhe ulërinin se nuk kishin ilaçe. Ishin njerëz që shkonin në spital me batanije dhe çarçaf me vete. Nuk është aty ku duhet të jetë, por që ta krahasosh kuptohet”, deklaroi Rama nga Fieri.

Kreu i qeverisë tha se para 7 viteve njerëzit vareshin kangjellave të QSUT-së, ndërsa bërtisnin se nuk kishin ilaçe.

“Kur ne kemi marrë detyrën, nuk ishte pandemi, por ishin njerëzit që vareshin kangjellave të QSUT-së dhe ulërinin se nuk kishte ilaçe. Apo merrnin batanije me vete. Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. Borxhi kur morën ne detyrën, që shteti i kishte furnizuesve ishte katastrofik. Në furnizime kemi gjetur stoqe ilaçesh që ishin blerë për qoka.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT