“Futini një suvatim, nuk lihen kështu”, Rama kritika kreut të Bashkisë së Elbasanit

Kryeministrit Edi Rama ka parë sot nga afër kantieret e blloqeve të brendshme të qytetit, ku vijon papushim puna ripërtëritëse e organizmit urban të qytetit.
Teksa shoqërohej nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, Rama i ka tërhequr vëmendjen atij, duke i thënë se duhet suvatim që muret e betonit të mos lihen pa u lyer.
“Një suvatim, mos i lini kështu. Edhe këto muret e betonit të bardhë. Gjithçka të bardhë. Kjo është shumë e bukur por duhet bërë mirë ajo atje. Një suvatim të bardhë komplet. Pjesa e fasadave pastaj. Duhet të sistemohet kjo. Pastaj në qoftë se ka zhvillim i takon privatit. Pse e ka privati nuk do të thotë se duhet lënë kështu”, tha kryeministri Rama.
Gjithashtu kreu i qeverisë shtoi se ka shumë rrugë fshatrash që kanë nevojë për ndërhyrje që do të nisin hap pas hapi.
“Ka shumë rrugë fshatrash që kanë nevojë për ndërhyrje por hap pas hapi sipas mundësive. Do investojmë më shumë. Për 20 cm nuk kemi ku shkojmë. Se këtu makinat e lagjes kalojnë. Le të kalojë edhe urbani. E dyta edhe sheshin aty do e bëjmë”, tha Rama.