Rama tregon planet për mandatin e tretë: Aeroporte, porte, rrugë!

Kryeministri Rama, sot në një bashkëbisedim me qytetarët e Fierit, foli në lidhje me objektivat e qeverisë, për mandatin e tretë. Aeroporte, porte, rrugë, tha Rama, janë planet që janë projektuar në të gjithë vendin.

“Do të hapim aeroportin e Sarandës. Me këto aeroporte ne do të kemi një fuqi të madhe plus. Njerëzit ngatërrojnë stacionin e autobusit me aeroportin, kur thonë c’na duhen ne s’kemi bukë. Për bukë s’ka vdekur asnjë që nga koha e Skënderbeut.

Por këtu është kohë që s’kemi bukë. Nga ana tjetër janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet. Shtohet fluksi dhe menjëherë shtohen shërbimet, shtohen aktivitetet. Aksi Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanës-Rrogozhinë dhe Fier është gati.

Kemi pasur Miltot-Fier dhe tani do t’i bashkojmë në një. Është një projekt që do të transformojë infrastrukturën. Janë një sërë projektesh të tjera po nuk po marr kohë. Këto janë projekte kyçe që nuk janë program elektoral , por pjesë e projektit tonë për t’i vënë në lëvizje”, u shpreh kreu i qeverise.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT