‘Po qëllojnë SHQIPONJAT me armë zjarri’, shoqata ngre ALARMIN: Ja si shesin për 100 mijë lek të vjetra, më pas i balsamosin (FOTO)

Pak ditë më parë, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) ka publikuar rastin e plagosjes së një Shqiponje Mali me çifte, qe është simboli shqiptar.
Sipas kësaj shoqate, Shqiponja e Malit është qëlluar ilegalisht për qëllime të përfitimit financiar dhe kërkojmn urgjentisht nga instancat publike të merren masat për hetim të çështjes, dhe ndjekjen e çështjes deri ne fund.
Shqiponja u dërgua në Qendrën e Rehabilimit të Shpendëve të Egër në Parkun Kombëtar Divjake Karavasta. Shqiponjës iu kryen analizat grafike, teksa u konstatua se Shqiponja e Malit ishte e plagosur dhe e mbushur me saçme ndërsa krahu i djathte rezulton i thyer.
Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live, Erald Xeka, koordinator në AOS. Ai u shpreh se të godasësh simbolin kombëtar “është krim”.
“Nuk është rast i vetëm. Ka raste të rëndomta. Janë të gjithë shpendët grabitqarë që janë në shënjestër të njerëzve të papërgjegjshëm që për pak para i qëllojnë, që më pas ti balsamosin për orendi në lokale. Shqiponja ka vlerë 100-150 mijë lek të vjetra, një shumë qesharake. Por bizneset private i vrasin për ti balsamuar”, tha Eraldi.
Sipas tij, janë 17 lloje gjitarësh e shpendësh që gjuhen. “Dikush me armë me leje apo pa leje qëllojnë mbi shqiponjat”, shtoi ai.