Vaksinohet regjisori Pirro Milkani: Vaksina është shpëtimi i vetëm nga kjo pandemi

Regjisori i njohur, Pirro Milkani ka marrë sot dozën e parë të vaksinës së Pfizer në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Ai theksoi se vetëm vaksina mund ta shpëtojë njerëzimin nga kjo pandemi që ka gjunjëzuar botën. Milkani dhe edhe një mesazh për të gjithë ata që hezitojnë të marrin vaksinën e Covid.

‘Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie te keqe. Gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin me shumë vdekje. Të vaksinohemi, t’i rikthehemi jetës normale. Vaksina është një gjë shumë e mirë”, u shpreh regjisori Pirro Milkani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT