“100 dështimet e Ramës në 8 vite”- Basha: Ja premtimi i radhës që nuk ka mbajtur

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet që i ka dhënë shqiptarëve.
Basha thotë se Rama ka numëruar “100 dështime në 8 vite”, ndërsa me një video në Instagram kujton një tjetër premtim që, sipas tij, nuk është mbajtur nga Rama.
Basha shprehet se kryeministri premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjarit, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjarët, a e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjja është jo”, thuhet në video.