Lajmi i mirë/ Mbi 8 mijë doza të vaksinës së Pfizer vijnë sot në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se ditën e sotme do të vijnë 8190 doza të tjera të vaksinës së Pfizer. Ajo theksoi se Shqipëria ka një marrëveshje me kompaninë për 500 mijë vaksina.
“Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë.
Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit.
Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot.
Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit. Shumica dërrmuese janë qytetarë të zakonshëm”, tha ministrja.