“Me karta apo shpata, shqiptarët do votojnë”- Meta me tone të ashpra: Kush nuk e pranon këtë…

Presidenti Ilir Meta, nga Vlora tha se do të jetë angazhimi i tij që më 25 prill shqiptarët të dalin të votojnë, duke shtuar se kush nuk e pranon këtë “të lidhi kokën me peshqir”.

Ndërsa iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama, Meta tha se shqiptarët do të votojnë ‘qoftë me karta apo shpata’ dhe se çdo përpjekje për t’i demoralizuar, është e dështuar.

Sipas Metës, pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë historike dhe ‘oligarkia do të rrëzohet përtokë”.

“Sa i takon çështjes se jam zgjedhur nga LSI, kjo është një gënjeshtër, un jam zgjedhur nga Rama dhe vetë ai ka thënë se askush më mirë se Meta nuk mund t’i mbrojë interesat e opozitës dhe unë këtë kam bërë. Unë kam mbajtur premtimin për të ruajtur demokracinë, e kam thënë që unë mes demokracisë dhe pushtetit, do të zgjedh gjithmonë demokracinë. Me pasaporta, me karta, me shpata, shqiptarët do votojnë më 25 prill. Kush nuk e pranon këtë, le të lidhi kokën me peshqir. Votimi do të jetë historik, oligarkia do të rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do të ngrihet në këmbë. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar, të gjithë shqiptarë do të shkojnë të votojnë”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT