Topalli: Jemi kundër Ramës, Metës dhe Bashës! Mandatet tona do t’i bashkojmë me opozitën, por do negociojmë për kryeministrin

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, tha sot gjatë prezantimit të kandidatëve të saj në listën e Tiranës, se të zgjedhurit e saj janë figura të shquara në fushën e tyre dhe se nuk kanë qenë asnjëherë të përzierë në politikë.
Topalli tha në “Open” se partia e saj është kundër tre kryetarëve të partive të mëdha, ndërsa sa i përket mandateve, ish-kryeparlamentarja deklaroi se mandatet që do mund të marri, do t’i bashkojë me opozitën vetëm nëse negociohet për kryeministrin.
Kështu Topalli la të kuptohet se nuk është dakord që të jetë Basha Kreu i ardhshëm i Qeverisë.
Vasili: Si mund t’i besohet e ardhmja njerëzve pa përvojë?
Topalli: Këtu kanë vrarë elitën politike. Të krijosh politikanë është sakrificë e jashtëzakonshme. Unë kam hyrë kur kam qenë e re, pa eksperiencë. Opozita të rrit politikisht. Unë mendoj që këtyre i jepet mundësia e unë i nxis që të formohet një klasë e re politike që kanë parësore interesin publik dhe jo atë personal.
Vasili: Por çfarë përfaqësoni ju? Me kë do bëni koalicion?
Topalli: Ne jemi kundra të treve. Kundër Ramës, kundër Bashës, Kundër Metës, që në momente ta caktuara jën marrë vesh shumë mirë me njeritjetrin. Ata kur duket sikur kërkojnë një zgjidhje lëshonin çdo gjë dhe ishin bashkë me njeri-tjetrin kur bënë kodin elektoral, heshtën kur u bënë ndryshimet kushtetuese që kishin prblematika të mëdha. Këtu bën dallim Meta që ka qenë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ishin bashkë kur ndodhi çështja e teatrit. Historia e 8 viteve i ka hequr kredibilitetin këtyre kryetarëve. Unë nuk jam për të zgjedhur të keqen më të vogël. Mandatet që do të marrim ne mund