OBSH: Vendet e pasura kanë minuar sistemin COVAX, duke lënë në mëshirë të fatit ato të varfërat

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus i është lutur vendeve të pasura të kontrollojnë përpara se të porosisin vaksina shtesë COVID-19 për vendin e tyre, pasi kjo po dëmton vendet e varfëra.

Ai tha se iniciativa e marrë nga COVAX ka dështuar pikërisht për shkak se vendet e pasura kanë marrë çdo vaksinë të mundshme.

Kreu i OBSH tha se vendet e pasura kishin me miliona doza dhe porosisnin sërish, duke lënë vendet e varfëra me pas ose aspak doza.

“Aktualisht, disa vende të pasura po bëjnë kontrata me prodhuesit e vaksinave që minojnë marrëveshjet që Covax ka arritur dhe reduktojnë numrin e dozave që ky organizëm mund të blejë. Edhe nëse ne kemi fonde, ne mund të shpërndajmë vaksina për shtetet e varfra vetëm nëse vendet e pasura bashkëpunojnë duke respektuar ujditë që Covax ka bërë. Kjo nuk është një çështje bamirësie, por epidemiologjike”, tha Ghebreyesus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT