Fletëlavdërimi si në kohën e Enverit? Dvorani i përgjigjet Metës: SHBA i mendon mirë gjërat!

Vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj gjyqtarit Adrian Dvorani me titullin Kampion i Antikorrupsionit pati një reagim ironizues nga ana e presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar si ato fletëlavdërimet që jepeshin në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur vendi vuante për bukë.

Këtyre deklaratave iu kundërpërgjigj sot gjyqtari Adrian Dvorani gjatë një interviste në emisionin e moderatorit Denis Dyrnjaja në Top Talk në Top Channel.

“Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën të gjykojë dhe të vlerësoj ashtu siç e gjykon. Unë raportet nuk i kam me emra konkrete, me ligjin dhe institucionet. Nuk më shqetëson aspak fakti se si e gjykojnë e vlerësojnë veprimtarinë time në përgjithësi personalitetet kombëtare, dhe në rastin konkret “X”-i apo “Y”-oni kjo nuk më shfokuson fare nga detyrimi që kam.

Do ta vazhdoj të ushtroj funksionin tim në gjyqësor, nuk kam asnjë arsye te përqendrohem dhe të ndjek se çfarë deklarojnë politikanë apo funksionarë të ndryshëm. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e shkuar dhe sqaruar qartë, disa ka shtuar ambasada e SHBA. Raportet e mia i kam me Kushtetutën dhe me ligjin”, tha Dvorani.

Sa i përket çështjes së cilësimit si fletëlavdërimit Dvorani ka shtuar se “Ky është problemi i tij dhe gjithsëscili në funksionin e vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i matur nga ato që nxjerr nga goja”.

Nderimi i Dvoranit nga SHBA/ Meta: Si fletëlavdërimet e PPSH së Enverit
“Nuk e ndërtoj jetën time e karrierën mbi dëshirën e njërit apo tjetrit, opinion e respektoj, sepse jemi në demokraci. Ato që i vlerësoj i marr në konsideratë, opinionet e tjera i hedh në kosh të plehrave.

Politika këtë punë ka me qëndrimet e tyre, jemi në demokraci dhe nuk na lejohet fjala”, theksoi Dvorani, nw lidhje me reagimet pro e kundwr nga tw dyja kampet e politikws.

Pyetjes nëse ky vlerësim ishte burokratik, Dvorani u shpreh se “nuk mund ta them se është një vlerësim burokratik. SHBA është shteti më i madh dhe më i fuqishëm në planet, e që sigurisht gjërat që bëjnë i bëjnë të menduara mirë dhe në çfarë shkalle duhet t’i bëjnë punët e tyre dhe vendimet e tyre”./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT