Po Basha pse nuk flet për Dvoranin? Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!

Presidenti Ilir Meta në një reagim të tij publik e cilësoi si një fletëlavdërimi të kohës së regjimit komunist nderimin që iu bë nga DASH, gjyqtarit Adrian Dvorani duke e cilësuar si një kampion të Antikorrupsionit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Ai shprehet se ajo që dihet prej kohësh është se Meta ka qenë përherë kundër reformës në drejtësi, por atij siç duket nuk i pëlqen është fakti se Basha nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë vlerësim të Dvoranit.

“Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është: Lulezim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur? Ku është Luli Basha?
Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?”, shprehet Balla.

Më tej ai shkruan se “Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju! Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi? Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT