Si janë raportet me SHBA-në? Presidenti tregon se asnjëher nuk mashtron…

Gjatë konferencës me gazetarët, presidenti Ilir Meta është pyetur edhe për raportet e tij me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Përgjigja e Metës ishte e menjëhershme, duke thënë se ka raporte të shkëlqyera, pasi ai kurrë nuk mashtron.
“Raportet e Ilir Metës me SHBA-të janë të shkëlqyera, pasi Ilir Meta asnjëherë nuk gënjen, nuk mashtron.
Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan dhe respekton ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Një aferë si kjo kaq e madhe si kjo janë të mbaruara në 25 Prill, pasi populli shqiptar do të votojë pro rendit kushtetues.
Iku koha kur ne duartrokisnim me parulla të Partisë Socialiste, fuqia e shqiptarëve është 25 Prilli dhe prandaj unë them që ajo ditë do të jetë një Referendum”, u shpreh Meta.